image Çfarë ndodhi në Teksas më 19 qershor 1865?

Kuriozitete

Çfarë ndodhi në Teksas më 19 qershor 1865?

news image

Me 19 qershor, 1865 ushtarët e Unionit amerikan arritën në Teksas dhe njoftuan banorët se lufta civile në Amerikë kishte përfunduar dhe skllavëria ishte shfuqizuar për afro amerikanët transmeton Sinjali.

Ata ishin njerëz të lirë dhe gëzonin të drejta të barabarta me njerëzit e bardhë. Presidenti Abraham Lincoln kishte urdhëruar në vitin 1863 që të shfuqizohet skllavëria mirëpo urdhri nuk kishte mundur të zbatohej më herët për shkak se trupat rebele amerikane të cilat ishin në Teksas nuk lejonin një gjë të tillë.

Shumë historianë janë të mendimit se skllavëria nuk ka mundur që të shfuqizohet më herët për shkak se asokohe ka munguar komunikimi dhe lajmi nuk ka arritur me kohë.

Mirëpo një pjesë e historianëve janë të mendimit se pronarët të cilët kishin në dispozicion skllevërit qëllimisht e kishin fshehur këtë informacion.  

Fjalimin për shfuqizimin e skllavërisë në Teksas e kishte lexuar majori Gordon Granger. “Njerëzit në Teksas janë të informuar me urdhrin e Shteteve të Bashkuara se të gjithë skllavet janë të lirë. Kjo përfshin të gjitha të drejtat e barabarta në pronë ndërmjet pronarit dhe skllavit. Ata të cilët janë liruar kërkojmë që të qëndrojnë të qetë dhe në shtëpitë e tyre po ashtu edhe të punojnë për pagat e tyre” është thënë në fjalimin e tij. /Gazeta Sinjali/