image Çfarë ndodh me trupin kur ftohet koha?

Këshilla/ Çfarë ndodh me trupin kur ftohet koha?

news image

Kur temperaturat bien, trupi i njeriut fillon t’i ndjejë ndryshimet e para, për të cilat duhet pasur kujdes të shtuar.

“Healthy Online”, ka listuar disa nga dukuritë që i ndodhin trupin të njeriut kur fillon të ftohet koha, transmeton Gazeta Sinjali.

Ja cilat janë ato dukuri:

Digjni më shumë kalori

Studimet kanë treguar se ritmet bazë të metabolizmit ose djegia e kalorive pa aktivitet fizik rritet gjatë temperaturave të ftohta. Kjo ndodh sepse trupi punon më shumë që të ngrohet. Megjithatë, kjo nuk do të thotë që ju duhet të qëndroni në të ftohtë gjithë kohën.

Gishtat tkurren

Gishtat tkurren gjatë dimrit dhe enjten gjatë verës, thonë ekspertët. Moti i ftohtë ngushton enët e gjakut në përpjekje për të ruajtur temperaturën e trupit. Kjo do të thotë se gjaku qarkullon më pak nëpër gishta, rrjedhimisht duke i bërë ato të duken më të vegjël.

Probleme me shikimin

Kujdes me sytë gjatë të ftohtit. Ekspozimi i tepërt në temperature të ftohta ndikon në shikimin tuaj. Mbani syze veçanërisht nëse gjendeni në zona me dëborë.

Fytyra skuqet

Nëse gjatë ekspozimit në të ftohtë ju skuqet hunda apo faqet atëherë duhet të dini se gjaku i anashkalon këto zona dhe fokusohet tek zemra ose mushkëritë. Kur ngroheni gjaku kthehet në rrugëtimin normal duke shkaktuar skuqje./Gazeta Sinjali/