image Çfarë ndodh me dhjamin kur humbasim kilogramë?

Shëndetësi

Çfarë ndodh me dhjamin kur humbasim kilogramë?

news image

Shumë njerëz nuk ndihen mirë me trupin e tyre dhe si pasojë mbajnë dieta dhe ushtrojnë aktivitete fizike për të rënë në peshë dhe për të djegur dhjamin e tepërt.

Gëzimi që dikush ndjen kur shikon se ka humbur disa kilogramë është i pa masë dhe shpesh i veshur me nuanca krenarie. Shumë pak nga ju e dinë se çfarë ndodh me yndyrat e akumuluara dhe të humbura me shumë mund. Deri më tani, shumë njerëz kanë besuar së dhjami i akumuluar ose yndyrat transformohen në energji. Kjo teori është e gabuar. Disa njerëz janë të mendimit që yndyrat e djegura kthehen në masë muskulore, gjë që është e pamundur.

Si funksionon metabolizmi i yndyrës

Dhjami konvertohet në dyoksid karboni dhe ujë. Njeriu e nxjerr dyoksidin e karbonit nëpërmjet frymëmarrjes. Nga ana tjetër uji qarkullon në organizëm deri sa del nëpërmjet lëngjeve të trupit apo djersës. Për shembull nëse humbisni 4 kilogramë, 3 kilogramë yndyra humbasin nëpërmjet mushkërive dhe vetëm 1 kilogram çlirohet nëpërmjet lëngjeve të trupit. Pra e gjithë pesha e tepër del nëpërmjet rrugëve të frymëmarrjes. Çdo karbohidrat që njeriu tret dhe çdo yndyrë konvertohet në dyoksid karboni dhe ujë. E njëjta teori vlen edhe për alkoolin dhe proteinat. Fibra është i vetmi element tek ushqimi që del e patretur nëpërmjet zorrës së trashë. Çdo gjë tjetër që njeriu gëlltit, përthithet në qarkullimin e gjakut në organe dhe më pas avullon.

Hani më pak, nxirrni më shumë

Lind pyetja nëse yndyrat kthehen në dyoksid karboni, a mund të humbisni peshë thjeshtë duke marrë frymë? Në fakt nuk funksionon kështu, e vetmja mënyrë për të rritur sasinë e dyoksidit të karbonit të dalë jashtë është duke lëvizur muskujt. Për shembull, qëndrimi në këmbë dyfishon ritmin metabolik. Nëse ecni ose gatuani gjithashtu mund të rrisni ritmin e metabolizmit dhe të humbisni në peshë. /Gazeta Sinjali/