image Çfarë mund t'i japë fund koronavirusit, sipas kreut të OBSH-së?

Botë

Shëndetësi/ Çfarë mund t’i japë fund koronavirusit, sipas kreut të OBSH-së?

news image

Vetëm një vaksinë mund t’i japë fund koronavirusit.

Tedros Adhanom Ghebreyesus nga OBSH tha në një konferencë për media se “lidhja” që kanë shtetet në botë me njëra tjetren nënkupton që rreziku i riaktivizimit të Covid-19 do të vazhdojë të jetë real.

“Në fund të fundit, zhvillimi dhe shpërndarja e një vaksine të sigurt dhe efektive do të jetë e nevojshme për të ndërprerë plotësisht transmetimin,” tha Dr Tedros.

Shumica e ekspertëve thonë se një vaksinë që u jep njerëzve imunitetin ndaj koronavirusit nuk do të zhvillohet dhe prodhohet në masë për të paktën një vit.

Përderisa disa vende po e konsiderojnë heqjen e kufizimeve të distancës sociale, kreu i OBSH, Tedros paralajmëroi që të mos e bënin këtë derisa të “zënë vend masat e duhura për shëndetin e qytetarëve”./Gazeta Sinjali/