image Çfarë moti do të kemi nesër dhe ditëve në vijim?

Parashikimi/ Çfarë moti do të kemi nesër dhe ditëve në vijim?

news image

Ditëve të ardhshme parashihet të ketë qarkullim të mjaftueshëm ajror. Vlerat ditore të cilësisë së ajrit do të luhaten përreth vlerave mesatare, ndërsa ditën e martë do të zbresin edhe në të mira. Kohëpaskohe, kryesisht orëve të mbrëmjes vlerat në çast do të rriten edhe në të pashëndetshme.

Datat:

10.02 – Butë. Në mëngjes kryesisht kthjellët. Ditën vransira do të shtohen. Natën më vonë mundësi për reshje lokale shiu.
11.02 – Butë, me vransira dhe intervale me diell. Pasdite dhe në mbrëmje priten reshje shiu, e në vise kodrinoro-malore borë.
12.02 – Kryesisht me vransira. Ditën dhe në mbrëmje me shi, e në vise kodrinoro-malore borë. Në mbëmje vonë mundësi për reshje të përziera shiu dhe bore.
13.02-14.02 – Ditën e enjte, pjesërisht vranët, me intervale më të gjata me diell. Të premten kryesisht me vransira, pasdite dhe në mbrëmje reshje shiu, që më vonë mund të përzien edhe me reshje bore.

Temperaturat minimale do të luhaten nga -1C deri në 5C, e maksimalet nga 7C deri në 14C.
Do të fryejë erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme drejtimesh të ndryshme 6-13m/s.
Shtypja atmosferike do të luhatet ndërmjet vlerave normale dhe atyre të larta. /Gazeta Sinjali/