image Çfarë mesazhi fshihet pas klipit të ri të Dafina Zeqirit?

Bota e Yjeve

Showbiz/ Çfarë mesazhi fshihet pas klipit të ri të Dafina Zeqirit?

news image

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri gjatë ditës së djeshme e ka publikuar projektin më të ri muzikor.

Kënga e cila titullohet “Merri krejt”, u publikua e shoqëruar edhe me një videoklip tejet interesant që erdhi si risi në muzikën vendore, shkruan Gazeta Sinjali.

E gjithë ngjarja që zhvillohet në klipin e këtij projekti përçon mesazhin sesi në disa raste njerëzit që i përkrah më së shumti në jetë, janë po të njëjtit që të shkaktojnë dhimbjen më të madhe në fund.

Krahas gjithë ngjarjes, një mesazh tejet me rëndësi shfaqet edhe në fund të videoklipit.

“Qëllimi nuk është të jetosh përgjithmonë, por të krijosh diçka që do të jetoj…”, është mesazhi që Dafina ka zgjedhur ta përçoj te publiku.

Të njëjtën thënie, artistja e ka përdorur edhe si mbishkrim në një fotografi të publikuar në rrjetin social Instagram, ku ka marrë komente të shumta pozitive nga ndjekësit.

https://www.instagram.com/p/B8f_w3yhUbW/

Teksa vlen të theksohet se kënga dhe klipi qysh në orët e para është pëlqyer nga publiku, të cilët nuk kanë hezituar t’i shkruajnë asaj fjalët më të mira Dafinën./Gazeta Sinjali/