image Çfarë i bëri bashkë Noizyn dhe Ledri Vulën?

Bota e Yjeve

Çfarë i bëri bashkë Noizyn dhe Ledri Vulën?

news image

Pajtimi mes Ledri Vulës dhe Noizy-t disa vite më parë ishte një nga lajmet më te bujshme në mediat rozë.

Reperët kanë pasur herë pas here përplasje në një kohë kur ishin pjesë e grupeve të ndryshme. Pas duetit që sollën në 2017, dyshja vazhdon të mbajë raporte të mira.

Këtë e kanë treguar së fundmi me postimet që kanë bërë në rrjete sociale. Ledri ka publikuar në Instastory një fotografi ku shfaqet së bashku me Noizy-n në Kosovë.

Ata duken të lumtur dhe mjaft të afërt me njëri-tjetrin teksa shihen dhe duke buzëqeshur.

Noizy do të jetë i ftuar në puntatës e radhës të programit të nënës së Ledrit, Xheraldina Vula.

Si duket dy artistët i kanë lënë pas mëritë e vjetra duke hapur një kapitull të ri me miqësinë e tyre.
/GazetaSinjali/