Këngëtarja Elvana Gjata po komentohet së tepërmi në media për paraqitjen e saj në një event mode të organizuar së fundmi në kryeqytet.
E veshur me koleksionin e stilistes italiane Alberta Ferreti, Elvana ka mbërritur në Pallatin e Brigadave me një makinë tip “Benz”. Në buzë të derës së saj të pasme është pikasur emri i shkruar i një prej manjatëve arabë që ka vënë një pasuri të çmendur në Rusi.
Ziad Manasir është drejtues i “Manasir Group”, kompani kjo që ka zënë vend në fushën e ndërtimeve, rikonstruktimeve dhe karburanteve. Në vitin 2015, ai u listua nga revista “Forbes” krah miliarderëve me një pasuri prej 1.1 miliardë dollarësh.