image Çfarë duhet të dini para se të vizitoni solariumet

Këshilla

Çfarë duhet të dini para se të vizitoni solariumet

news image

Vera është sezona e fustaneve të hollë e të shkurtë e që gjithnjë duken bukur në kontrast me lëkurën e nxirë.

Që të jeni një hap përpara, shumë nga ju vizitoni solariumet ose mendoni që këtë vit t’i vizitoni për herë të parë.

Më poshtë janë gjërat që duhet t’i dini para se të shtriheni në shtratin e solariumit:

Patrojeni lëkurën mirë para sesionit të nxirjes në solarium që të largoni qelizat e vdekura të lëkurës. Në ditën që do të shkoni në solarium mos vendosni deodorant e as grim. Po ashtu mos harroni të vendosni syzet mbrojtëse dhe sesioni i parë i nxirjes në solarium nuk duhet të zgjasë më shumë se 5 – 8 minuta.

Sesionet e tjera të nxirjes mund të zgjasin optimalisht 8 – 12 minuta. Në mes sesioneve duhet pushuar 24 ose 48 orë. Nëse doni një nxirje të lehtë e të shëndetshme 2 ose 3 sesione janë më se të mjaftueshme. Por nëse doni të arrini një ngjyrë më të thellë duhet të vizitoni solariumin një herë në javë.

Cilat janë efektet e nxirjes në solarium?

Si me magji nxirja e lëkurës ju bën të dukeni më të tonifikuara. Për më tepër drita e solariumit stimulon trurin të prodhojë endorfinë, hormon ky që rregullon disponimin. Gjatë nxirjes trupi gjeneron vitaminën D e cila është shumë e nevojshme për trupin. Solariumi po ashtu stimulon prodhimin e oksidit të nitrogjenit, substancë e cila ul shtypjen e gjakut dhe përmison qarkullimin e tij. /Gazeta Sinjali/