image Çfarë do të ndodhë sot në vendin tonë

Kosovë

Kosovë/ Çfarë do të ndodhë sot në vendin tonë

news image

  • Me rastin e shënimit të 20-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, organizohet “Porta e Hapur”. (Të gjitha stacionet policore, nga ora 08:00 deri në ora 16:00)
  • Në Stacionin policor “Qendra” në Prishtinë, realizohen vizita nga nxënës të shkollave fillore. (Stacioni Qendra në Prishtinë, ora 10:00)
  • Fondacioni i Uestminster për Demokraci (ËFD)  dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), organizojnë tryezën “Çfarë kandidatë ofrojnë partitë politike në zgjedhjet e vitit 2019”. (Hotel “Sirius”, ora 11:00)
  • Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj viziton Kompaninë  “Meka”. (Objekti i Kompanisë “Meka” në Dragash, ora 10:30)  
  • Zyra e BE-së në bashkëpunim me Forumin për Iniciativa Qytetare (FIQ), organizon ceremoninë e ndarjes së nëngranteve për 20 start-ape në fushën e bujqësisë dhe teknologjisë së komunikimit të informacionit. (Shtëpia e Evropës, ora 11:00)
  • Bëhet përurimi i ujësjellësit në fshatin Polac të Skenderajt. (Ora 14:00)
  • nKandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, viziton bizneset në Drenas. (Parku i biznesit në Drenas, ora 14:00)
  • Senatorët nga SHBA-ja, Ron Johnson dhe Chris Murphy, takohen me udhëheqësit politikë, përfshirë presidentin Hashim Thaçi dhe pjesëtarët e shoqërisë civile. (Jashtë ndërtesës së re të ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë, para vulës së ambasadës, ora 15:30)
  • Partia Fjala mban Kuvendin e II-të zgjedhor. (Hotel “Sirius”, ora 18:00)