image Çfarë do të ndodhë sot në vendin tonë?

Kosovë

Kosovë/ Çfarë do të ndodhë sot në vendin tonë?

news image

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj pret në takim një delegacion nga Bundestagu Gjerman. (Ndërtesa e Qeverisë, 09:30)

Prezantohet raporti studimor “Analiza e tregut të punës dhe të aftësive të nevojshme për tregun e punës”. (Shtëpia e Evropës, ora 09:30)

Kuvendi Komunal i Prizrenit mban vazhdimin e mbledhjes së shtatë të rregullt. (Kuvendi Komunal i Prizrenit, ora 10:00)

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet HIB Petrol dhe Komunitetin Olimpik të Kosovës. (Hotel “Emerald”, ora 11:00)

Mbahet kampanja botërore ”I am WHOLE” për Ditën Ndërkombëtare të Shëndetit Mendor. (Zyrat e SIT/YMCA Rr. “Fehmi Agani”, H-1, Nr.16, ora 13:00)  

Organizata jo-qeveritare Rrjeti i Edukatorëve Bashkëmoshatar – PEN mban diskutimin e hapur për ta shënuar Ditën Ndërkombëtare të Shëndetit Mendor. (Kinema ABC, ora 17:00)

Fillon rinumërimi  303 kutive me fletëvotime. (Ora 16:00)  

Fondacioni Together Kosova, mban ekspozitën e pikturave të pacientëve të Klinikes Psikiatrike “Edhe unë jam Prishtina”. (QKUK, ora 19:00)