image Çfarë do të ndodhë gjatë ditës së sotme

Kosovë

Kosovë/ Çfarë do të ndodhë gjatë ditës së sotme

news image

Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit të Komunës së Vushtrrisë. (Ndërtesa e Komunës së Vushtrrisë, ora 08:30)

Fillon procesi i numërimit të votave përmes postës.  (Qendra e Numërimit dhe Rezultateve, ora 10:00)

Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit (RIDEA) prezanton studimin rreth fazës finale të dialogut Kosovë-Serbi. (Hotel “Swiss Diamond”, 10:15) 

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) shënon Ditën Botërore të Standardeve. (Hotel “Emerald”, ora 10:30)

Green Art Center dhe 36 klube të gjelbra nga shkollat e Komunës së Vushtrrisë organizojnë aktivitete për të sensibilizuar qytetarët dhe të ndikojë në edukimin e brezave të rinj për rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit. (Sheshi “Hasan Prishtina”, Vushtrri, ora 12:00)

Bëhet vendosja e gurthemelit të objektit të Gjinekologjisë, Pediatrisë dhe Urgjencës në Komunën e Kamenicës. (Qendra Spitalore në Kamenicë, ora 13:30)

Mbahet edicioni i 37-të i Festivalit Mbarëkombëtar “Takimet e Poeteshave Shqiptare”. (Qendra Rinore “Naxhije dhe Fahri Buçinca” në Vushtrri, ora 18:00)