image Çfarë do të ndodh sot në vendin tonë?

Kosovë

Kosovë/ Çfarë do të ndodh sot në vendin tonë?

news image

  • Mbahet ceremonia e nënshkrimit të Listës së re të Barnave Esenciale. (Hotel “Swiss Diamond”, ora 10:00)
  • Mbahet aktiviteti “5 Fjalime për Qëndrueshmërinë: Lokalizimi i Agjendës 2030 në Kosovë. (Biblioteka Kombëtare në Prishtinë, ora 10:00)
  • Përurohet rinovimi i Çerdhes “Fluturat” në Suharekë. (ora 10:00)
  • “5 Fjalime për Qëndrueshmërinë: Lokalizimi i Agjendës 2030 në Kosovë”, organizohet nga Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP). (Bibloteka Kombëtare e Kosovës, ora 10:00)
  • Fillojnë punimet për ndërtimin e Fabrikës së Ujit. (Fshati Talinovc i Muhaxherëve në Ferizaj, ora 10:00)
  • Kuvendi Komunal i Ferizajt mban diskutimin publik për draft Rregulloren e Transparencës. (Salla e Kuvendit të Komunës së Ferizaj, ora 10:00)
  • Bëhet lansimi i programit të Skriningut të Kancerit të Qafës së Mitrës. (Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Mitrovicë, ora 10:30)
  • Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi merr pjesë në Panairin e punësimit në Prizren. (Palestra e Sporteve në Prizren, ora 11:00)
  • Dega e PDK-së në Prizren mban konferencë, ku merr pjesë edhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli. (Dega e PDK-së në Prizren, ora 11:00)
  • Lëvizja FOL organizon diskutimin me kandidatin për kryeministër Fatmir Limaj. (Zyrat e Lëvizjes FOL, ora 12:30)
  • Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, merr pjesë në 20-vjetorin e themelimit të RTV Mitrovica. (Restorant “Skandinavia”, Koshtovë, ora 13:00)
  • Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi merr pjesë në vënien e gurthemelit të palestrës sportive në Dragash. (Dragash, ora 14:00)
  • Mbahet Festivali Ballkanik i Folklorit, Edicioni i III-të. (Shkolla “Mihal Grameno” në Fushë-Kosovë, ora 19:00)  
  • PDK mban tubim paraelektoral në Ortakoll të Prizrenit. (Shkolla “Abdyl Frashëri”, ora 19:00)
  • PDK mban tubim paraelektoral në Korishë të Prizrenit. (Shkolla e fshatit, ora 20:00) /Gazeta Sinjali/