image Certifikohet rezultati i zgjedhjeve në Prizren, VV kundërshton, pretendon se është ankuar në Supreme

Certifikohet rezultati i zgjedhjeve në Prizren, VV kundërshton, pretendon se është ankuar në Supreme

news image

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatin e zgjedhjeve për kryetarë të Komunës së Prizrenit, pas konfirmimit nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe nga Gjykata Supreme se nuk ka ndonjë ankesë.

Mirëpo, certifikimi i këtij rezultati u kundërshtua nga Lëvizja Vetëvendosje. Anëtari i kësaj partie në KQZ, Alim Rama, pretendon se kanë dërguar ankesë në Gjykatën Supreme për rezultatin e zgjedhjeve në këtë komunë.

“Brenda një ore e marrë kopjen e ankesës. Ankesa është dorëzuar në Supreme”, deklaroi Rama.

Pretendimet e Ramës u mohuan nga Partia Demokratike e Kosovës.

Arianit Elshani nga PDK-ja tha se Supremja nuk ka ankesa të mbetura për shqyrtim.

“Tërë ditën jemi në kontakte me Gjykatën Supreme dhe na konstanton se për këto ditë që kanë kaluar nuk kanë pranuar asnjë ankesë për zgjedhjet në Kllokot dhe Prizren. Pra nuk kemi asnjë ankesë në këtë institucion”, tha Elshani.

Kryetari i KQZ-së ka kërkuar dëshmi nëse të njëjtit kanë dorëzuar ankesë në Supreme, ndonëse thotë se këta të fundit e kanë konfirmuar për KQZ-në se nuk ka arritur asnjë ankesë nga ky subjekt.

“Tërë ditën jemi duke komunikuar me Gjykatën Supreme dhe na kanë thënë se nuk ka asnjë ankesë. Ne mund t’i certifikojmë zgjedhjet dhe të njejtat mund t’i rishikojmë vendimet”, tha Radoniqi.

Certifikimi i këtij rezultati u votua me tetë vota pro, një kundër dhe një abstenim./GazetaSinjali/