image Certifikohen katër kandidatë për kryetar të Mitrovicës së Veriut

Kosovë

Certifikohen katër kandidatë për kryetar të Mitrovicës së Veriut

news image

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme ka certifikuar katër kandidatë për kryetar të komunës së Mitrovicës së Veriut në zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen më 29 nëntor.

Pozitës së të parit të komunës do t’ia mësyjnë, Milan Radojevic nga Lista Serbe, Florent Azemi nga PDK, Erden Atiq nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Dushan Milunoviq si kandidat i pavarur.

E për certifikimin e Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidatit të tyre Erden Atiq u dashtë të votohet dy herë. Kjo pasi anëtari i KQZ-së nga komuniteti boshnjak fillimisht votoi kundër, e pas një pauze 5 minutëshe ndërroi qëndrim duke votuar për./Gazeta Sinjali/