Real Madrid është ndalur me barazim 2:2 nga Celta Vigo në javën e 24-të në La Liga.
Ishte Smolov ai që kaloi mysafirët në epërsi qysh në minutën e shtatë, e që ishte edhe rezultati i pjesës së parhttps://www.facebook.com/sinjalisport/?epa=SEARCH_BOX.
Me të hyrë në atë të dytën, Kroos realizoi në minutën e 52-të, për ta vazhduar pastaj pas 13 minutave Ramos nga pika e bardhë.
Kur të gjithë menduan se pikët e plota do qëndronin në “Santiago Bernabeu” në skenë doli Mina i cili barazoi ndeshjen në 2:2 e që ishte edhe epilogu i këtij takimi.
Real Madridi mbetet lider në tabelë me 53 pikë, por tani vetëm një më shumë se Barcelona e cila po e ndjek hap pas hapi./Gazeta Sinjali/