Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka folur për ndalesën e Serbisë karshi ekipit të boksierëve të Kosovës.
Ai tha se e dënojnë rëndë këtë vendim dhe se ky veprim i organizatorit është vendim që është marrë nga qeveria e Serbisë.
“Në emër të qeverisë së Republikës së Kosovës e dënojmë rëndë veprimin për ndalimin e pjesëmarrjes së boksierëve kosovar në kampionatin botëror të boksit. Vendimin për mohimin dhe së drejtës për të përfaqësuar shtetin e tyre në kampionatin botërorë është shkelje e të gjitha kartave dhe rregullave ndërkombëtare të sportit”, tha Çeku.
“Ne konsiderojmë se ky veprim i organizatorit të Kampionatit Botëror të Boksit në Beograd, është vendim i marr me direktiva të Serbisë”.
Tutje, Çeku tha se kemi kërkuar reagim edhe nga ambasadat e shteteve në Kosovë.
“Ne kemi kërkuar reagim edhe nga Ambasadat e shteteve në Kosovë, që me autoritetin e tyre të ndërhyjnë në këtë vendim, dhe t’u mundësohet boksierëve tanë pjesëmarrja në kampionatin botëror të boksit”.
“Komiteti Olimpik i Kosovës ka bërë kërkesa të njëpasnjëshme tek strukturat udhëheqëse të Federata Botërore të Boksit dhe Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, për ndërhyrjen e politikës serbe në sportin kosovar”, tha Çeku. /Gazeta Sinjali Sporti/