image Çeku i arrestuar në Kosovë kishte vjedhur 1.5 milion euro dhe është i dënuar me 6 vite burg

Kosovë

Siguri/ Çeku i arrestuar në Kosovë kishte vjedhur 1.5 milion euro dhe është i dënuar me 6 vite burg

news image

54-vjeçari me prejardhje nga Çekia i cili u arrestua gjatë ditës së sotme nga Policia e Kosovës është i dënuar me gjashtë muaj burgim nga autoritetet çeke.

Gazeta Sinjali merr vesh nga burimet e sigurta se çeku i arrestuar  është i dënuar për vjedhjen e 1.5 milion eurove.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka konfirmuar për Gazetës Sinjali se çeku i arrestuar është i dënuar për vjedhjen e 1.5 milion eurove.

Ndërkohë më herët Policia e Kosovës ka lëshuar një komunikatë për këtë çështje.

“M.J., i lindur më 1965, i arratisur nga Çekia, është arrestuar sot në Kosovë dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”.

 “Pas një bashkëpunimi ndërmjet autoriteteve kompetente, sot me datë 05.12.2019, nga Policia e Kosovës, përmes njësitit për persona të arratisur (FAST Kosova) është arrestuar shtetasi çek me iniciale  M.J. (viti i lindjes 1965), i kërkuar me urdhërarrest ndërkombetar dhe Evropian, dhe i  denuar nga Autoritetet e Çekisë me gjashtë (6) vite, për veprën penale “mashtrim” . Me vendim të Prokurorit të shtetit i njëjti dergohet në mbajtje”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë. /Gazeta Sinjali/