image Çekia e befason Holandën, duke u kualifikuar në çerekfinale

Futboll

Çekia e befason Holandën, duke u kualifikuar në çerekfinale

news image

Holanda në fazën e 1/8 të finales u takua me Republikën e Çekisë, shkruan Sinjali Sport.

Çekia u përkujdes për befasinë e parë për këtë Evropian, pasi fituan 2-0.

Mbrojtësi i tulipanëve de Ligt u ndëshkua me karton të kuq në min e 55-të dhe kjo ndikoi në rrjedhjen e ndeshjes.

Çekët morën dominimin dhe në minutën e 68-të realizuan me anë të Tomas Holes.

Sulmuesi Patrick Schick ka realizuar golin e dytë, duke krijuar një epërsi solide, për ta fituar komplet ndeshjen.

Ky takim u luajt në “Puskas Arena” të Budapestit në Hungari.

Danimarka do pres Republikën e Çekisë në çerekfinale. /Gazeta Sinjali Sporti/