image Mbi 12 mijë nënshkrime për vendosjen e shtatores së Adem Jasharit në kryeqytet

Sociale

Mbi 12 mijë nënshkrime për vendosjen e shtatores së Adem Jasharit në kryeqytet

news image

Të hënën do të dorëzohen mbi 12 nënshkrime institucioneve shtetërore për vendosjen e shtatores Adem Jashari në kryeqytet.

E nëse një kërkesë e tillë nuk përfillet atëherë mund të vendoset në mënyrë vetjake.

Kështu janë zotuar iniciuesit e këtij Peticioni “Plisat”.

Megjithatë për ta vendosur shtatoren e komandantit legjendar në kryeqytet nevojiten edhe disa procedura të tjera.

Nga Agjencioni për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale kanë treguar që kjo iniciativë do të duhej të ishte shtetërore e jo vetjake.

Zogaj për T7 thotë që megjithatë e përkrahin iniciativën HJU e grupit “Plisat”, ndërsa tregon se kush është fajtori për mungesën e kësaj shtatore në Prishtinë.

Premtime për vendosjen e shtatores së Adem Jasharit në kryeqytet kanë dhënë edhe kandidatët për kryetar të kësaj komune, nga AAK dhe nga partia Fjala.

/Gazeta Sinjali/