image “Çdo gjë ishte lojë”, Princi plas 'bombën' për ish-konkurrenten e Për’puthen

Bota e Yjeve

“Çdo gjë ishte lojë”, Princi plas ‘bombën’ për ish-konkurrenten e Për’puthen

news image

Kohëve të fundit, konkurrentët e emisionit të dashurisë “Për’puthen”, janë ata që po komentohen më së shumti, shkruan Gazeta Sinjali.

Duket se asnjë lidhje e tyre nuk doli reale, duke filluar nga Tea dhe Andi që dolën të parët si një “çift” nga aty.

Së fundmi Princi ishte i ftuar në një nga emisionet e Shqipërisë, ku tregoi se ai dhe Aristela takoheshin edhe jashtë emisionit, e që kjo e fundit sipas tij, bënte lojë.

“Unë dhe Aristela thyem disa rregulla të programit. Përpara deklaratës time ishim më të avancuar në marrëdhënie, dilnim dhe jashtë programit, prandaj nuk hezitova të deklarohesha. Pas deklaratës time Aristela u ftoh shumë me mua, mendova se ishte një lojë e Aristelës dhe ma vërtetoi. Dje që ishte në emision tha pëlqimi im nuk është më. Përderisa në një kohë kaq të shkurtër, se kemi shumë pak që kemi dalë nga emisioni, pëlqimi i saj nuk është më. Aristela me pak fjalë kërkonte një djalë që të ishte i deklaruar dhe e arriti atë, kaq. Historia para deklaratës ka qenë shumë e vërtetë, por pas saj ndodhi një shkëputje. Blerimi nuk ka ndikuar në marrëdhënien tonë. Ai më thoshte mos u nxito, po gabon, unë nuk e kam besuar. Çdo gjë ishte një lojë e Aristelës, nuk e besoj se ka pasur pëlqim. Unë kisha për të, shumë. Sa më shumë afrohesha unë, ajo largohej. Erdhi dita që m’u vërtetua se ishte 100% lojë”, tha Princi.

/Gazeta Sinjali/