Santi Cazorla ka folur për ish shokun e tij të skuadrës në kombëtaren spanjolle, Xavi Hernandez dhe nuk i ka kursyer lavdatat për të.
Ai tha se Xavi është një trajner fantastik dhe është në drejtim të duhur për ta drejtuar skuadrën e Barcelonës në të ardhmen, transmeton Sinjali Sportiv.
“Xavi është një trajner fantastik, ai e ka një filozofi të vetën të lojës. Të gjitha cilësitë udhëheqëse që i kishte si futbollist tashmë i ka edhe si trajner” shtoi Cazorla.
Xavi Hernandez është aktualisht trajner i Santi Cazorlas, tek ekipi “Al Sadd’.