image Casillas paralajmëron rikthimi në Real Madrid

Futboll

Futboll/ Casillas paralajmëron rikthimi në Real Madrid

news image

Legjenda e futbollit Iker Casillas, tashmë i pensionuar, ka paralajmëruar rikthimin tek ish-skuadra e tij Real Madrid.

Në një intervistë për ‘DjMaRiio’, Casillas ka thënë se do t’i pëlqente të rikthehej tek klubi ku kaloi 25 vite, transmeton Gazeta Sinjali.

‘Një ditë… pse jo? Unë e konsideroj shtëpinë time edhe pse ka 5 vite që jam larguar. Lidhja ende është. Unë isha atje për 25 vite. Sigurishtë që unë besoj se do të rikthehem atje një ditë’, është shprehur ai.

Casillas në Real Madrid mund të marrë një post në udhëheqësi./Gazeta Sinjali/