Iker Casillas raportohet se do
të jetë rival i Luis Rubiales në zgjedhjet e ardhshme presidenciale të
Federatës së Futbollit Spanjoll (RFEF).
Ish portieri i Real Madrid i cili aktualisht është në Porto do t’i jepte fund karrierës së tij të lojës nëse ai bëhet presidenti i radhës i RFEF.
Sipas El Larguero , Casillas tashmë ia ka komunikuar vendimin e tij Këshillit Kombëtar të Sportit.
Siç raportuan COPE dhe Radio MARCA një muaj më parë, Spanjolli po mendonte për mundësinë e pjesëmarrjes në zgjedhje.
Në një sondazh të realizuar nga MARCA, 94 përqind e tifozëve treguan mbështetjen e tyre për kandidaturën hipotetike të Casillas ./Gazeta Sinjali/