Po vazhdon kaosi te skuadra e madhe italiane, Napoli. Presidenti Aurelio De Laurentiis ka vendosur që t’i gjobitë lojtarët pas sjelljes së tyre problematike të javëve të fundit.
Shifra totale e gjobave shkon në rreth 2,5 milionë euro, një lajm shumë i rrallë në botën e futbollit.
Problemi ka nisur me grumbullimin një-javor të Napolit, që nuk u prit mirë as nga skuadra, as nga trajneri Carlo Ancelotti.
Lojtari me gjobën më të madhe është mesfushori brazilian Allan. Ai për pak sa nuk u fut në rrahje me grushta me të birin e presidentit, Luigi De Laurentiis, kështu që do të paguajë 200 mijë euro gjobë.
Napoli aktualisht renditet i shtati në Serie A. Skuadra e Ancelottit ka fituar 20 pikë në 13 javë.