image Çartet 47-vjeçari në Kamenicë, rrah keq gruan dhe nënën e tij – Policia e arreston në flagrancë

Siguri

Çartet 47-vjeçari në Kamenicë, rrah keq gruan dhe nënën e tij – Policia e arreston në flagrancë

news image

Dhuna në familje vazhdon të mbetet një nga damkat më të mëdha të shoqërisë kosovare. Çdo ditë në Polici raportohen raste ku gratë dhunohen në forma të ndryshme nga personat të cilët i kanë zgjedhur të ndajnë jetën me ta, por edhe nga anëtarët tjerë të familjes. Në shumë raste, viktima janë edhe nënat, të cilat përjetojnë dhunë nga fëmijët e tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Një ngjarje e rëndë dyshohet të ketë ndodhur edhe sot në Kamenicë, ku një burrë u arrestua nën dyshimet për dhunë ndaj nënës dhe bashkëshortes së tij.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se 47-vjeçari është arrestuar në flagrancë në shtëpinë e tij në rrugën ‘Sylë Zarbica’, teksa po rrihte bashkëshorten e nënën e tij.

I dyshuari i cili është recidivist i dhunës në familje, është shoqëruar në stacion policor ku para hetuesve ka pranuar se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe nënës së tij. Sipas tij, e gjithë kjo ka ndodhur për shkaqe xhelozie.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

/GazetaSinjali/