image Carlo Ancelotti deklarohet pas shkarkimit nga skuadra e Napolit

Futboll

Sport/ Carlo Ancelotti deklarohet pas shkarkimit nga skuadra e Napolit

news image

Carlo Ancelotti është deklaruar pas shkarkimit që ia bëri mbrëmë skuadra e Napolit.

Këtë ai e ka bërë përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social Twitter, transmeton Gazeta Sinjali.

Ai ka thënë se i falënderon pronarët, presidentin dhe lojtarët e klubit për bashkëpunimin që kishin.

Dua që personalisht ta falënderoj klubin, pronarët, lojtarët e mi, stafin tim dhe presidentin për të jetuar këtë mundësi fantastike dhe të kem një eksperiencë në një qytet të bukur si Napoli”, ka shkruar ai në llogarinë e tij.

Trajneri italian mbrëmë e fitoi ndeshjen ndaj Genkut me rezultat 4-0, në Ligën e Kampionëve, por që më pas u shkarkuar nga napolitanët.

Gennaro Gattusso pritet ta zë vendin e Ancelottit dhe kjo mund të ndodh qysh sot./Gazeta Sinjali/