Carlo Ancelotti është deklaruar pas shkarkimit që ia bëri mbrëmë skuadra e Napolit.
Këtë ai e ka bërë përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social Twitter, transmeton Gazeta Sinjali.
Ai ka thënë se i falënderon pronarët, presidentin dhe lojtarët e klubit për bashkëpunimin që kishin.
“Dua që personalisht ta falënderoj klubin, pronarët, lojtarët e mi, stafin tim dhe presidentin për të jetuar këtë mundësi fantastike dhe të kem një eksperiencë në një qytet të bukur si Napoli”, ka shkruar ai në llogarinë e tij.
Trajneri italian mbrëmë e fitoi ndeshjen ndaj Genkut me rezultat 4-0, në Ligën e Kampionëve, por që më pas u shkarkuar nga napolitanët.
Gennaro Gattusso pritet ta zë vendin e Ancelottit dhe kjo mund të ndodh qysh sot./Gazeta Sinjali/