image Caritas Kosova: Italianja e prekur me koronavirus nuk është punëtore e jona

Kosovë

Reagim/ Caritas Kosova: Italianja e prekur me koronavirus nuk është punëtore e jona

news image

Organizata “Caritas Kosova” ka njoftuar se shtetasja italiane e cila po qëndron në Kosovë tash e disa ditë dhe sot u konfimua se është infektuar me koronavirus, nuk është punëtore e tyre dhe nuk ka pasur ndonjë relacion me organizatën e tyre.

“Pas qarkullimit të disa informacioneve të pasakta në portalet tona ju njoftojmë që punëtorja italiane e cila është diagnostifikuar si e infektuar me virusin Covid-19 nuk është punëtore e Caritas Kosova dhe nuk ka pasur ndonjë relacion me organizatën tonë”, thuhet në reagimin e tyre.

Tutje, “Caritas Kosova” i bën thirrje qytetarëve të zbatojnë në mënyrë strikte masat parandaluese.

“Sidoqoftë, shprehim keqardhjen tonë për rastet e diagnostifikuara dhe ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës të zbatojnë në mënyrë strikte masat parandaluese”, përfundon reagimi i Caritas Kosova./GazetaSinjali/