Rep-artistja e njohur amerikane, Cardi B, së fundmi ka ngritur zërin rreth politikës që po zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Këtë artistja e ka bërë përmes rrjeteve sociale, ku numëron miliona ndjekës, shkruan Gazeta Sinjali.
Së fundmi përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social Twitter, ka thënë se nëse do të kthehej në shkollë e të mësonte, do të mund të bëhej pjesë e Kongresit.
“Ndjej se nëse do të kthehesha në shkollë dhe të fokusohesha në studime, do të bëhesha pjesë e Kongresit. Kam shumë ide që kanë kuptim. Vetëm më duhet t’i kem disa vite shkollë dhe të tundojë atë tavolinë”, ka shkruar ajo në Twitter.
Kujtojmë se rep-artistja javën e kaluar përmes rrjetit social Instagram, u pati dalë në mbështetje iranianëve, duke thënë se ata nuk janë terroristë, por terrorist është presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump./Gazeta Sinjali/