image Rep-artistja amerikane i mbështet iranianët: Ata nuk janë terroristë, Trumpi është

Bota e Yjeve

Showbiz/ Rep-artistja amerikane i mbështet iranianët: Ata nuk janë terroristë, Trumpi është

news image

Rep-artistja e njohur amerikane, Cardi B, u ka dalë në mbështetje iranianëve, pas situatës së krijuar ditëve të fundit mes SHBA-vë dhe Iranit, pas vrasjes së zyrtarit të lartë ushtarak, Qassem Soleimanit.

Ajo këtë e ka bërë përmes një video të publikuar në profilin e saj zyrtar në rrjetin social Instagram, shkruan Gazeta Sinjali.

Në videon e shpërndarë shihet një qytetar iranian, i cili mes lotëve thotë se iranianët i dojnë amerikanët, por jo edhe presidentin e tyre.

Zëri i iranianëve. Ata nuk janë terroristë. Trump është”, ka shkruar Cardi B në mbishkrimin e kësaj videoje .

View this post on Instagram

Voice of Iranians.They not terrorist.Trump is .

A post shared by Cardib (@iamcardib) on

Mendimin e njëjtë e ndajnë edhe shumë ndjekës të reperes, të cilët nuk kanë hezituar t’i shkruajnë fjalët më të ndjera për iranianët./Gazeta Sinjali/