image Capital T tregon se a ka qenë në lidhje dashurie me Dhurata Dorën

Bota e Yjeve

Showbiz/ Capital T tregon se a ka qenë në lidhje dashurie me Dhurata Dorën

news image

Trim Ademi i njohur me emrin artistik si Capital T, më në fund ka folur rreth lajmeve se ai dhe këngëtarja gjithashtu e njohur shqiptare Dhurata Dora, ishin në një lidhje dashurie.

Këtë artisti e ka bërë së fundmi në një intervistë të dhënë për Alaudin Hamitin në “N’drrimi i natës”, transmeton Gazeta Sinjali.

Capital T u pyet se a është e vërtetë se a ka qenë i lidhur me Dhurata Dorën, pyetje kjo që nuk hezitoi t’i përgjigjet.

“Realisht janë të zakonshme këto kur bashkëpunon me një artiste femër. Ka ndodhë edhe me shumë e shumë bashkëpunime tjera në tregun tonë. Kjo ka ndodhur ndoshta për shkak se jemi të dy artistë moshatarë dhe kemi raport shumë të afërt dhe njerëzit kanë aluduar në këto baza. Por, kjo nuk ka qenë e vërtetë asnjëherë, Dhuratën e kam shoqe shumë të mirë dhe kemi raport shumë të afërt, mirëpo lidhja nuk ka qenë asnjëherë një çështje”, citohet të ketë thënë artisti.

Kujtojmë se dyshja në vitin 2016 patën publikuar këngën “Bongo”. Projekti pati rezultuar tejet i suksesshëm dhe deri më tani numëron mbi 50 milionë klikime në kanalin YouTube./Gazeta Sinjali/