Reperi i mirënjohur shqiptar, Capital T ka publikuar projektin e tij të ri muzikor për ditën e të dashuruarve.
Kënga titullohet “Je T’aime”, ndërsa klipi është realizuar në qytetin e dashurisë, në Paris të Francës, shkruan Gazeta Sinjali.
Këngëtari është përkujdesur vetë për tekstin, ndërsa muzika është punuar nga BoBeatz dhe Cano.
Kujtojmë se projektin i fundit i artistit ishte “600PS”e cila u publikuar me 15 janar të këtij viti. Kënga deri tani ka arritur më shumë se 4 milionë klikime në Youtube./Gazeta Sinjali/