Capital T është nderuar për kontributin humanitar që ka dhënë, duke iu dalë në ndihmë qytetarëve të prekur nga tërmeti në Shqipëri. Këtë çmim ai e mori në eventin “ODA” i cili është mbajtur në Pallatin e Brigadave në Tiranë.
“ODA 2020. Me vëllezërit e mi. Faleminderit për respektin! Vazhdojmë bashkë përpara!”, ka shkruar Capital T në Instagram pas marrjes së çmimit.
Ky event organizohet nga vajza e madhe e këngëtares Albërie Hadërgjonaj, Agnesa Hadërgjonaj dhe nga Ketrina Jarazi. Pjesë e kësaj mbrëmje ishin shumë këngëtarë dhe artistë të ndryshëm. Më14 Janar është mbajtur eventi ODA për të ndarë së bashku vlerësimin për solidaritetin ndaj tërmetit dhe promovimin e Shqipërisë turistike./Gazeta Sinjali/