image Capital T me koncert gjigant në Tiranë

Bota e Yjeve

Capital T me koncert gjigant në Tiranë

news image

Njëri ndër rep-artistët më të suksesshëm shqiptar pa dyshim që është Capital T.

Artisti së fundmi solli projekte të shumta muzikore që u pëlqyen nga publiku dhe hynë në listën e këngëve më të dëgjuara për këtë verë, transmeton Sinjali.

Përveç këtyre projekteve, siç duket Capital T ka përgatitur edhe një koncert madhështor që do ta mbajë në qytetin e Tiranës.

Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë artisti përmes rrjetit social, Instagram ku numëron mbi 1 milion ndjekës.

“Projekti i jetës tem nuk osht vetëm i jemi. Ka plot njerëz të mirë e profesionistë që kanë prit krejt karrierën me realizu një koncert si Time Capsule. Kena mendu për gjithçka… thjesht uluni dhe shijoni shfaqjen…”, ka shkruar ai në mbishkrimin e postimit.

https://www.instagram.com/p/B1L-M3KhGHH/

Në këtë postim shfaqet edhe ideja se si është projektuar pamja e këtij koncerti që pritet të mbahet më 19 shtator.

Ndryshe, kujtojmë që “Sytë e tu” është projekti i fundit muzikor i Capital T. Kënga është publikuar më 4 gusht dhe deri më tani numëron mbi dy milionë klikime në kanalin Youtube./Sinjali/