image Capital T ka një mesazh pas koncertit në Tiranë

Bota e Yjeve

Showbiz/ Capital T ka një mesazh pas koncertit në Tiranë

news image

Capital T ka një mesazh për fansat e tij pas koncertit që mbajti më 20 shtator në “Sheshin Nënë Tereza” në Tiranë.

Koncerti i quajtur “Time Capsule” ishte një ëndërr e bërë realitet për Trimin, i cili ashtu si publiku, e ka shijuar në maksimum atë natë.

I lumtur që doli siç e priste, Capital T ka ndarë me fansat në Instagram, disa momente gjatë koncertit dhe ka një mesazh të rëndësishëm për këdo që ishte i pranishëm.

Kurrë mos hiqni dorë nga andrrat…Faleminderit krejt juve që ishit aty dhe dëshmuat se shqiptarët kanë potencial të organizojnë diçka të nivelit botëror pa asnjë gabim…”, ka shkruar ndër të tjera ai sipër disa imazheve të publikuara.

https://www.instagram.com/p/B2t1ReRhmcs/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=dlfix

Ndryshe, “Sytë e tu” është projekti i fundit muzikor i Capital T. Kënga është publikuar më 4 gusht dhe deri më tani numëron mbi gjashtë milionë klikime në kanalin YouTube./Gazeta Sinjali/