Trim Ademi i njohur me emrin artistik si Capital T, ka gati projektin më të ri muzikor.
Kënga titullohet “Akull” dhe do të publikohet e shoqëruar me videoklip nesër në orën 15:00, transmeton Gazeta Sinjali.
Këtë e ka bërë të ditur vetë artisti përmes një postimi të publikuar në rrjetin social Instgram, në të cilin numëron mbi 1 milion ndjekës.
“Kurrë ma heret s’jom kanë ma i entuziasmuar për naj kangë sesa për Akull, edhe pse kanga është vjedhë edhe është lansu ilegalisht jam i lumtur që njerzt e kanë edhe janë knaq tu e ngu”, ka shkruar ndër të tjera ai.
Më tutje Capital T bën të ditur se kënga e shoqëruar me një videoklip adekuat do të publikohet nesër në kanalin zyrtar të artistit në YouTube./Gazeta Sinjali/