Trim Ademi i njohur me emrin artistik si Capital T, e ka marrë një vendim të largohet nga rrjetet sociale për pak kohë.
Artisti këtë e ka bërë të ditur përmes rrjetit social Instagram, transmeton Gazeta Sinjali.
“Kërkoj falje që nuk kam qasje në asnjë mjet komunikimi këto ditë, sepse do jem me xhirime për projektin e radhës. Këngën e dini cila është. Shihemi së shpejti“, ka shkruar ai në postimin e bërë.
Ndryshe, “Hala” në bashkëpunim me Majkun është projekti i fundit muzikor i artistit. Kënga deri më tani numëron mbi dy milionë klikime në YouTube./Gazeta Sinjali/