image Capello tregon gjasat e Realit nëse mund të arrijë në finale të Ligës së Kampionëve këtë sezon

Futboll

Capello tregon gjasat e Realit nëse mund të arrijë në finale të Ligës së Kampionëve këtë sezon

news image

Real Madridi triumfoi të martën mbrëma ndaj Chelseas me rezultat të përgjithshëm 4-3, transmeton Sinjali Sport.

Pavarësisht se madrilenët e humbën takimin e dytë me rezultat 3-2, ata kaluan në gjysmëfinale falë epërsisë së dy golave (3-1) në ndeshjen e parë në Londër.

Ish-trajneri i Real Madridit, Fabio Capello ka folur për gjasat e madrilenëve nëse mund të arrijnë në finale pasi e kaluan pengesën e Chelseas.

“Është e mundur, Real Madridi është i përulur. Ata e dinë se kanë një skuadër superiore, por të gjithë sakrifikojnë, Ancelotti u jep atyre personalitet dhe ata kanë një qendërsulmues të jashtëzakonshëm. Për mua ata nuk ishin favoritë, por tani për mendimin tim mund të jenë“, ka deklaruar Capello.

Real Madridi do ta pret në gjysmëfinale fituesit e duelit Atletico Madrid – Man City.

/GazetaSinjaliSport/