Mesfushori francez, Ngolo Kante nuk po e mendon largimin nga Chelsea, përkundër interesimit të vazhdueshëm nga Interi.
Kante po kalon në një formë fenomenale këtë sezonë dhe duket që lëndimet e sezonës së kaluar i ka lënë mbrapa, shkruan Sinjali Sportiv.
Ai është shumë i lumtur tek Chelsea dhe i lumtur me të është edhe trajneri i tij, Frank Lampard.
“Unë kam shumë besim në të, ai është super mesfushor” ka thënë Lampard në një intervistë së fundmi, kur u pyet për Kanten.
Kante, aktualisht është 29 vjeçar dhe ka ende shumë për t’i ofruar futbollit.