Trajneri Fabio Cannavaro, ish-futbollisti i Interit, Juventusit, por edhe i Real Madridit, është larguar nga Kina, pasi ka përfunduar kontratën e tij me Guangzhou.
Sipas portalit sohu.com, ish-kapiteni i kombëtares italiane ka anuluar udhëtimin e kthimit në Kinë të planifikuar për sot, pasi kishte pranuar me konsens përfundimin e kontratës së tij me klubin.
Për ta zëvendësuar atë, sipas mediave kineze, duhet të jetë kapiteni aktual i ekipit, Zheng Zhi.
Cannavaro filloi aventurën e tij kineze në stol me Guangzhou në 2015. Pas një sezoni te arabët e Al-Nassrit, ai drejtoi Tanjin, para se të kthehej në Guagzhou në 2018.
Në krye të klubit kinez ai fitoi një titull kampioni dhe një superkupë të Kinës. /Gazeta Sinjali Sporti/