image Cancelo arrin marrëveshje personale me Barçën, Xavi e do me çdo kusht portugezin

Futboll

Cancelo arrin marrëveshje personale me Barçën, Xavi e do me çdo kusht portugezin

news image

Joao Cancelo raportohet se ka arritur marrëveshje me kushtet personale me Barcelonën për kalim në “Camp Nou” këtë verë.

Mbrojtësi portugez i cili u huazua te Bayern për pjesën e dytë të sezonit të kaluar, nuk bën pjesë në planet e Pep Guardiolas dhe pritet të largohet këtë merkato, raporton Sinjali Sporti.

Gazetari italian, Fabrizio Romano raporton se Cancelo tashmë ka rënë dakord për kushtet personale me Barçën dhe ai dëshiron lëvizjen.

Sipas tij, Xavi gjithashtu e dëshiron atë që nga janari si objektiv prioritar dhe bisedimet tani po vazhdojnë me Manchester Cityn mbi strukturën e marrëveshjes.

Romano shton se plani i Barçës është që një pjesë të parave të shitjes së Dembeles të shkojë në transferimi ne Cancelos.

/GazetaSinjaliSport/