Gjykata Themelore në Ferizaj ka caktuar masën e paraburgimit prej 40 ditësh kundër të pandehurit Zh.Zh., shtetas i Maqedonisë së Veriut, pasi që i njëjti kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar për veprat penale “Tentim vrasje në bashkëpunim”, “Fajde”, “Armëmbajtje pa leje municion dhe eksploziv”, shkruan Gazeta Sinjali.
“Gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda – Sahit Krasniqi, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit, e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së dhe Ligjit për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtarë në Çështjet Penale dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej katër dhjetë (40) ditëve”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Tutje sipas njoftimit të Prokurorisë tregohet se ankesat kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij. /Gazeta Sinjali/