image Caktohet gjyqtari që do të ndajë drejtësinë në finalen e Ligës së Konferencës në Tiranë

Futboll

Caktohet gjyqtari që do të ndajë drejtësinë në finalen e Ligës së Konferencës në Tiranë

news image

Gjyqtari rumun Istvan Kovacs do të drejtojë finalen e Ligës së Konferencës së Evropës ndërmjet Romës dhe Feyenoord.

Ndeshja do të luhet në “Air Albania” në Tiranë, Shqipëri, të mërkurën më 25 maj në orën 21:00.

UEFA njoftoi se Kovacs do të drejtojë finalen e tij të parë të madhe evropiane, pasi ka qenë një arbitër ndërkombëtar që nga viti 2010.

37-vjeçari ishte në krye të 10 ndeshjeve të UEFA-s këtë sezon, duke përfshirë ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve midis Manchester City dhe Real Madrid.

Ai do të asistohet për finalen e Ligës së Konferencës nga Vasile Florin Marinescu, Mihai Ovidiu Artene dhe zyrtari i katërt Sandro Schärer nga Zvicra.

Në VAR është gjermani Marco Fritz, me Christian Dingert dhe Bastian Dankert në mbështetje.

Ndërkohë, francezi Clement Turpin është caktuar në finalen e Champions League mes Real Madrid dhe Liverpool.

Ka të paktën një përfaqësim italian, pasi Massimiliano Irrati dhe Filippo Melo janë ndihmës VAR të francezit Jerome Brisard.

/GazetaSinjaliSport/