image Caktohet data e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë

Politikë

Caktohet data e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë

news image

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka caktuar 14 shkurtin datë për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.

Me këtë vendim, Osmani ka udhëzuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës, në përputhje me këtë vendim dhe legjislacionin në fuqi.

Ky vendim u mor pasi që sot gjatë ditës Gjykata Kushtetuese ka publikuar aktgjykimin e plotë, i cili e shpall të pavlefshme votën e deputetit Etem Arifi, e cila ishte vota e 61-të për Qeverinë Hoti, duke e çuar kështu vendin në zgjedhje të parakohshme./Gazeta Sinjali/