image Cakaj tregon nëse ka punuar për ndarjen e Vetëvendosjes sa ishte anëtar i saj

Kosovë

Deklaratë/ Cakaj tregon nëse ka punuar për ndarjen e Vetëvendosjes sa ishte anëtar i saj

news image

Ministri i Jashtëm në detyrë në Shqipëri, Gent Cakaj, ka thënë se nuk ka pasur si të punojë për ndarjen e Vetëvendosjes pasi ai ka qenë vetëm 15 vjeçar ku është inkuadruar në Vetëvendosje dhe si 18 vjeçar është larguar.

“Kam qenë vetëm 15 vjeçar kur jam inkuadruar në Vetëvendosje dhe si 18 vjeçar jam larguar, nuk distancohem nga ajo kohë, nuk kam pasur se si të punoj për ndarjen e Vetëvendosjes atë kohë”, ka thënë Cakaj, i pyetur nga analistët nëse ka punuar për ndarjen e VV-së në Debat Plus.

Cakaj gjithashtu është shprehur i shqetësuar se në Kosovë e vërteta po zëvendësohet me thashetheme.

“Ajo që më shqetëson mua është se në Kosovë po rritet një prirje që të vërtetat publike, diskutimin e bazuar në fakte e argumente të qëndrueshme të zëvendësojnë me thashetheme”, ka theksuar Cakaj./ Gazeta Sinjali/