image Cakaj kërkon nga Bosnja-Hercegovina ta njohë Pavarësinë e Kosovës

Rajon

Cakaj kërkon nga Bosnja-Hercegovina ta njohë Pavarësinë e Kosovës

news image

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, ka kërkuar nga Bosnja-Hercegovina që ta njohë Pavarësinë e Kosovës.

Cakaj këtë e ka kërkuar në një takim në Sarajevë me nënkryetaren e Këshillit të Ministrave dhe ministren e Punëve të Jashtme të Bosnje dhe Hercegovinës, Bisera Turković, transmeton Gazeta Sinjali.

“Theksuam se njohja e Pavarësisë së Republikës së Kosovës nga Bosnja dhe Hercegovina do të ishte një vendim jo vetëm historikisht i drejtë, por edhe skajshmërisht i rëndësishëm për zhvillimin e demokracisë e forcimin e prosperitetit të Ballkanit Perëndimor në përgjithësI”, ka shkruar Cakaj.

Ndryshe, Cakaj dhe Turkovic në këtë takim kanë biseduar për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe në fund kanë ndarë pikëpamjen e njëjtë lidhur me bashkëpunimin e mirë në një varg organizatash ndërkombëtare, përfshirë OSBE-në dhe UNESCO-n.

“Në fund, ndamë pikëpamjen e njëjtë lidhur me bashkëpunimin e mirë në një varg organizatash ndërkombëtare, përfshirë OSBE-në dhe UNESCO-n. Gjithashtu, vlen të përmendet mbështetja e Bosnje dhe Hercegovinës për synimin e Shqipërisë për të marrë një vend jo të përhershëm në Këshillin e Sigurimit 2022-2023”, tha Cakaj. /Gazeta Sinjali/.