image Cagliari i kënaqur me Nainggolan, do ta blejë përfundimisht nga Interi

Futboll

Futboll/ Cagliari i kënaqur me Nainggolan, do ta blejë përfundimisht nga Interi

news image

Lajme të mira për drejtuesit e Interit përsa u përket futbollistëve që kanë dhënë në huazim verën e kaluar dhe nga të cilët presin të mbushin arkat gjatë kësaj vere.

Sipas Corriere Dello Sport Cagliari kërkon të blejë përfundimisht kartonin e Radja Nainggolan.

Klubi sard po përgatit një ofertë prej 20 deri në 25 milionë euro për të bindur zikaltërit dhe për të bërë të tyrin kartonin e mesfushorit belg. Duhet theksuar që 25 milionë euro Cagliari do t’i arkëtojë gjithashtu nga Interi për kartonin e Barella, i cili është transferuar te Interi formë huazimi për 12 milionë euro me detyrim blerjeje për 25 milionë euro të tjera.

Ndërkohë përsa i përket Nainggolan që ai të firmosë një kontratë afatgjatë me Cagliarin duhet të pranojë të ulë pagën.