image "Ça me bo" nga Genta dhe Marseli, kënga më e dëgjuar në Zvicër

Bota e Yjeve

“Ça me bo” nga Genta dhe Marseli, kënga më e dëgjuar në Zvicër

news image

Këngëtarja e njohur, Genta Ismajli, ka disa ditë që është rikthyer në skenën muzikore shqipe, shkruan Gazeta Sinjali.

Ajo u rikthye fuqishëm me projektin e ri muzikor, titulli i të cilit është “Ça me bo”.

Për këtë këngë, 36-vjeçarja ka bashkëpunuar me Marselin, ndërsa e shoqëruan edhe me videoklip.

Kënga u prit mjaft mirë nga fansat, madje po dëgjohet edhe jashtë trojeve shqipfolëse.

Me anë të një postimi në Instagram, Genta ka bërë të ditur se kjo këngë është renditur e para në listën e këngëve “Trending” në Zvicër. /Gazeta Sinjali/