image Bytyqi: PDK-ja në opozitë do të orientohet vetëm nga interesi i qytetarëve

Bytyqi: PDK-ja në opozitë do të orientohet vetëm nga interesi i qytetarëve

news image

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyqi ka thënë së Partia Demokratike e Kosovës do të jetë opozitë e cila do të orientohet vetëm nga interesi i qytetarëve.

“Partia Demokratike e Kosovës do të jetë opozitë dhe do të orientohet vetëm nga interesi i qytetarëve, do të trajtojë tema që janë vetëm në interes të qytetarëve dhe do të mbikqyrë punën e qeverisë, aty ku ka vend për kritika kena me kritiku, aty ku ka vend për me qenë konstruktiv do të jemi konstruktiv”, tha Bytyqi për Gazetën Sinjali.

Ndërkaq sa i përket bashkëpunimit me Lëvizjen Vetëvendosje nuk ka dhënë përgjigjje direkte.

Pas votimit të Qeverisë Hoti me 61 vota pro,  24 kundër dhe 1 abstenim , Partia Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje do të jenë partitë më të mëdha në opozitë. Vlen të theksohet se për herë të parë këto dy parti po qëndrojnë në pozicione të barabarta. /Gazeta Sinjali/